Banesa juaj e re në Ferizaj, e ndërtuar me materiale të dëshmuara dhe përkushtim maksimal.
Rinia IV ndodhet pikërisht aty ku ju duhet, në qendër të Ferizaj. Keni gjithçka afër, duke filluar nga shërbimet kryesore e deri te hapësirat për rekreacion, pa pasur nevojë të humbni kohë në trafik.
Kemi menduar për çdo metër katror. Banesat janë të projektuara me dritare të mëdha për shumë dritë natyrale dhe dhomat janë të ndara në mënyrë që të shfrytëzohet e gjithë hapësira. Pamje e bukur dhe e pastër nga jashtë, rehati e plotë brenda.
Ne ndërtojmë banesa që zgjasin. Kemi zgjedhur materiale vërtet cilësore, me kusht të veçantë te izolimi i mirë i zërit dhe ai termik. Qëllimi ynë është që brenda shtëpisë suaj të keni ngrohtësi në dimër, freski në verë dhe qetësi absolute çdo ditë.
Zbuloni bukurinë, elegancën dhe vëmendjen ndaj çdo detaji në Kompleksin Rinia IV.
Shikoni çdo kënd të Kompleksit Rinia IV. Eksploroni hapësirat, strukturën dhe detajet e jashtme në një pamje të plotë 3D, për të pasur një ide të qartë të shtëpisë suaj të ardhshme.
































